Armando Broja ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2026.
Talenti i ri shqiptar u shpërbleu nga Chelsea pasi sulmuesi shqiptar kaloi një formë të mirë te Vittesse pasi realizoi 11 gola në Eredivise, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka vlerësuar sulmuesin e talentuar shqiptar dhe ai do të jetë pjesë e ekipit të parë të Chelseat në sezonin e ri.
Broja në sulm ka konkurent të nivelit të lartë si Timo Werner dhe Tammy Abraham.
/GazetaBlic Sport/


