Sporti

Zyrtare: Blerim Bunjaku largohet nga Prishtina

01/05/2026 19:14
nga:Lorik J

Shumë ndryshime tek FC Prishtina…

Tani pas disa largimeve, nga klubi kryeqyetas është larguar edhe ndihmës trajneri, Blerim Bunjaku, shkruan GazetaBlic Sport.

Bunjaku ka njoftuar largimin e tij nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në Facebook.

Ja njoftimi i tij:

“Faleminderit, Prishtinë
Nga ky gjysmësezon, rrugët e mia dhe të FC Prishtina ndahen, por kujtimet, përvoja dhe krenaria do të mbeten përgjithmonë.
Ishte një rrugëtim me shumë sfida, besim dhe punë të palodhur, që na çoi nga momentet e vështira deri te fitimi i Kupës, paraqitja në Europa League dhe përfundimi i gjysmësezonit brenda objektivave të klubit!
Falënderoj sinqerisht drejtuesit e klubit, stafin teknik, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen, respektin dhe emocionet e përbashkëta gjatë kësaj periudhe.
Kjo përvojë do të mbetet gjithmonë pjesë e imja.
I uroj klubit shumë suksese në vazhdim”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport