Skuadra e Lirisë ka njoftuar opinionin se trajneri i tyre i ri është Bledar Devolli.
Devolli do të pasojë Granit Begollin, i cili para dy ditësh dha dorëheqje, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli.
Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.
Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, shkruan Devolli.
/GazetaBlic Sport