Sporti

ZYRTARE: Besart Berisha transferohet tek FC Prishtina

09/15/2021 12:57
nga:Lorik J

Skuadra e FC Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Besart Berisha.

Klubi nga kryeqyteti para pak minutash ka zyrtarizuar transferimin e fundit të merkatos verore, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina ka theksuar se transferimi i Berishës është ëmbëlsira për fund, pasi ai do ta shkrijë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin e tyre.

Ja njoftimi:

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë”, shkruan FC Prishtina.

/GazetaBlic Sport