Sporti

Zyrtare: Bennacer do të operohet pas lëndimit që pësoi dje ndaj Interit

05/11/2023 14:09
nga:L J

Humbja ndaj Interit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk është lajmi i vetëm i keq për Milanin.

Ismael Bennacer do t’i nënshtrohet një operacioni, pas lëndimit që pësoi mbrëmë, shkruan GazetaBlic Sport.

Analizat që iu nënshtrua mesfushorit algjerian mëngjesin e sotëm, treguan një dëmtim post-traumatik të kondilit femoral anësor të gjurit të djathtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik.

Ai nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit.

/GazetaBlic Sport