Sporti

Zyrtare: Belotti lojtar i Romës

08/28/2022 17:11
nga:E K

Roma ka transferuar me sukses Belottin.

Skuadra e Jose Mourinhos ka përforcuar fazën sulmuese duke sjellë Belottin pas transferimit të Paulo Dybala, shkruan GazetaBlic Sport.

Belotti pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar te Torino ku ka luajtur 232 ndeshje.

Italiani ka shënuar 100 gola për skuadrën e Torinos.

Zyrtarizimi i lojtarit u bë përmes faqes zyrtare të Romës në Twitter.