Sporti

Zyrtare/ Bekim Balaj i jep duart klubit turk, largohet nga ekipi pas vetëm pak muajve

12/29/2022 23:16
nga:Lorik J

Bekim Balaj ka përfunduar bashkëpunimin e tij me Ankara Keçiorenguçunë. Sulmuesi kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin turk, por rrugët mes tyre janë ndarë pas vetëm pak muajve.

Futbollisti shqiptar ka shpërndarë një “story“ në “Instagram“, ku tregon se i ka dhënë duart klubit kryeqytetas dhe tashmë është gati për një tjetër përvojë në karrierën e tij.

Balaj ka ndarë me ndjekësit e tij një foto me fanellën e Ankara Keçiorenguçusë, si dhe shkruan falenderimin e tij për klubit. Mbetet për t’u parë se në cilën skuadër do të vijojë karriera e shkodranit.