Këtë të enjte, Bayern zyrtarizoi transferimin e Jonah Kusi-Asare, një sulmues 16-vjeçar.
Sipas shtypit gjerman, bavarezët kanë paguar 6.5 milionë euro për sulmuesin, i cili ishte me skuadrën suedeze AIK.
Jonah Kusi-Asare do të startojë për skuadrën gjermane U-19.
Jonah Kusi-Asare, new player of FC Bayern Campus! ?? pic.twitter.com/e1jOJ63le7
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 1, 2024
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur që tani jam në atë që unë e konsideroj si klubi më i madh në botë. Është një ditë e veçantë për mua”, tha futbollisti për faqen zyrtare të klubit.
/GazetaBlic Sport