Lajm i hidhur për FC Bayern dhe trajnerin Thomas Tuchel: Eric Maxim Choupo-Moting mungon në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester City.
“Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë për në Mançester. Sulmuesi mungon për shkak të problemeve në gju”, shkroi shkurtimisht FC Bayern në Twitter të hënën pasdite.
? Eric-Maxim Choupo-Moting est FORFAIT pour affronter Manchester City en raison de problèmes à son genou.
(Officiel) pic.twitter.com/Qq5evRNJJ8
— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) April 10, 2023
Sulmuesi mungoi në fundjavë kundër SC Freiburg – teksa Serge Gnabry e kishte nisur si sulmues duke e zëvendësuar.
Ndeshja mes Manchester City dhe Bayern Munich luhet nesër nga ora 21;00.
/GazetaBlic Sport


