Sporti

Zyrtare: Bayern Munich blindon talentin shqiptar Erblin Osmani me kontratë afatgjate

07/22/2026 14:34
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka zyrtarizuar rinovimin afatgjatë të kontratës me talentin shqiptar, Erblin Osmani, duke konfirmuar besimin e madh që ka te mesfushori 17-vjeçar.

Futbollisti shqiptar i lindur në Mynih, iu bashkua akademisë së Bayernit në vitin 2017, me hapjen e kampusit të klubit, dhe që atëherë ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e ekipit bavarez, transmeton GazetaBlic Sport.

Drejtori i zhvillimit të të rinjve, Jochen Sauer, u shpreh i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit.

“Erblin është një djalosh i lindur në Mynih dhe një produkt i vërtetë i FC Bayern. Ai tashmë ka debutuar me ekipin e parë dhe ne besojmë në potencialin e tij të madh për zhvillim. Jemi të lumtur që hapat e ardhshëm do t’i bëjmë së bashku,” deklaroi Sauer.