Sporti

Zyrtare: Bayern – Barcelona, ndeshja luhet pa shikues

12/03/2021 15:14
nga:Mergim Rreci

Tashmë është zyrtare. Me dyer të mbyllura do të zhvillohet takimi i xhiros së fundit të Grupit E të Ligës së Kampionëve, Bayern-Barcelona, ​​ndeshje e planifikuar për datën 8 dhjetor në Mynih.

Vendimi për mbylljen e “Allianz Arena” për publikun është një nga masat e shumta të miratuara nga qeveria federale e Bavarisë për të kontrolluar pandeminë, në një kohë kur në Gjermani ka një rritje të rasteve me Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Tribunat në stadiumin e Bayernit do të qëndrojnë të mbyllura për publikun të paktën deri në fund të vitit, që do të thotë se, përveç Barcelonës, bavarezët do të luajnë edhe me Mainz-in dhe Wolfsburgun, më 5 dhe 17 dhjetor, pa mbështetjen e tifozëve.

/GazetaBlic Sport/