Sporti

Zyrtare: Baton Zabërgja prezantohet tek ekipi i ri, FC Metalist 1925

08/19/2025 17:35
nga:Lorik J

Skuadra ukrainase, FC Metalist 1925, ka njoftuar transferimin e sulmuesit kosovar, Baton Zabërgja.

Sulmuesi kosovar i cili la gjurmë në Dinamo City me golat dhe paraqitjet fantastike, ka arritur transferimin në Ukrainë, tek skuadra FC Metalist, shkruan GazetaBlic Sport.

Zabërgja i bashkohet sulmuesit tjetër nga Kosova, Ermir Rashica, i cili luan qe 1 vit tek kjo skuadër.

Dinamo City fitoi rreth 800 mijë euro nga ky transferim.

/GazetaBlic Sport