Lajme

Zyrtare: Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, emërohet anëtar në KQZ

02/24/2023 17:16
nga:Y I

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar sot anëtarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi.

Krasniqi është emëruar konform propozimit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas legjislacionit në fuqi, do të shërbejë për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtari i ri i KQZ-së deklaroi se do t`i kryej detyrat e tij në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftim.

“Gazeta Blic” kishte raportuar më heret në lidhje me emërimin e Krasniqit në kete pozicion.

LAJMI I FUNDIT: Bashkëshorti i Albulena Haxhiut pritet të jetë anëtar i KQZ nga radhët e LVV-së