Sporti

ZYRTARE: Barella rinovon kontratën me Interin

11/05/2021 18:32
nga:E K

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2026.

Inter e ka konfirmuar lajmin përmes rrjetit social, Twitter, shkruan GazetaBlic Sport.

“Inter Milan njofton se është arritur një marrëveshje për të vazhduar kontratën e Nicolo Barella. Mesfushori 24-vjeçar do të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2026″, shkruhet në komunikatën e klubit italian.

/GazetaBlic Sport/