Sporti

Zyrtare: Barcelonës i krijohen mundësitë që ta regjistrojë Ferran Torresin

01/10/2022 12:45
nga:E K

Barcelona ka krijuar kushtet që ta regjistrojë transferimin e fundit të Ferran Torres.

Lojtari u transferua kohë më parë nga Manchester City te Barcelona, por këta të fundit për shkak të krizës financiare nuk po arrinin ta regjistronin atë si lojtar të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Me largimin e Coutinhos dhe shkurtimin e pagës së Umtitit tani Barçës i janë krijuar mundësitë për ta regjistruar spanjollin në listën e lojtarëve të tyre në La Liga.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një komunikate të lëshuar në Twitter.

/GazetaBlic Sport/