Sporti

ZYRTARE: Barcelona prezanton numrat e ri të lojtarëve, ja numrat që kanë zgjedhur Aguero dhe Depay

08/07/2021 13:22
nga:E K

Barcelona ka publikuar numrat e ri të lojtarëve.

Klubi katalunas ka publikuar numrat që do të përdorin lojtarët për edicionin 2021/22, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht me këta numra Barcelona do të luaj në “Trofeun Gamper”, para fillimit të sezonit të ri.

Edhe dy transferimet e reja të Barcelonës kanë zgjedhur numrat e tyre.

Aguero do të bartë numrin 19, kurse Depay është numri 9 i ri i Barçës.

Numri 10 të cilin e ka pasur Messi deri më tani nuk e ka marrë askush nga bashkëlojtarët.

/GazetaBlic Sport/