Barcelona dhe Boca Juniors do të zhvillojnë një ndeshje miqësore për nder të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.
Klubet do të zhvillojnë një ndeshje në Arabinë Saudite më 14 dhjetor, një vit pas vdekjes së argjentinasit Maradona, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Riyadh të Arabisë Saudite do të jenë të pranishëm 25 mijë tifozë për ndeshjen e Barcelonës dhe Boca Junior në kuadër të ‘Maradona Cup’.
“Në 14 dhjetor, Barcelona dhe Club Atletico Boca Juniors do takohen në atë që quhet Maradona Cup, miqësore në nder të legjendës Diego Armando Maradona, vetëm një vit pas vdekjes së tij”, shkruhet në komunikatë.
/GazetaBlic Sport/


