Sporti

Zyrtare: Barça regjistron Ferran Torresin, ai mund të luajë nesër ndaj Real Madridit

01/11/2022 20:13
nga:Lorik J

Transferimi i fundit i Barcelonës, Ferran Torres është regjistruar tashmë.

Barça kishte probleme për ta regjistruar atë si lojtarin më të ri, por tashmë duket se ka zgjidhur të gjitha problemet dhe ka arritur të bëjë një gjë të tillë, shkruan  GazetaBlic Sport.

Regjistrimi i tij do të thotë se ai do të jetë gati të luajë nesër në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit.

Vlen të potencohet se skuadra e Barcelonës ka transferuar sulmuesin nga Manchester City në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport