Sporti

ZYRTARE: Ballkani shkarkon trajnerin Pollozhani pas 2 viteve të suksesshme bashkëpunim

03/04/2024 20:48
nga:Lorik J

Artim Pollozhani nuk do vazhdojë të jetë më trajneri i portierëve te Ballkani.

Vetë klubi suharekas ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, përfundimin e bashkëpunimit mes palëve.

Postimi i Ballkanit:

Falenderojmë trajnerin Artim Pollozhani, i cili për 2 vjet punoi me skuadrën tonë, duke dhënë kontribut si pjesë e stafit të trajnerëve në rrugëtimet tona të suksesshme.

Klubi i dëshiron suksese në vazhdimin e karieres së tij!