Skuadra e Ballkanit ka njoftuar para pak çastesh se ka shkarkuar trajnerin Bekim Isufi.
Isufi mori drejtimin e skuadrës këtë edicion, ndërsa klubi ka vendosur që pas kampionatit dimëror ta shkarkojë atë, përcjell GazetaBlic Sport.
FC Ballkani para pak çastesh ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimin në rrjetin social, Facebook.
Ja njoftimi:
“??̈ ?????? ?????,
Ju njoftojmë që klubi ka vendosur të ndërprej bashkëpunimin me Trajnerin Bekim Isufi.
Trajnerin e falenderojmë përzemërsisht për punën profesionale dhe kontributin e dhënë në klubin tonë dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim.
Gjat ditëve në vazhdim opinioni do të njoftohet me shefin e ri të shtabit teknik.
Na priftë e mbara Suharekë”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


