Ballkani vazhdon të përforcohet me emra me përvojë për sezonin e ri, duke i dhënë theks veçanërisht repartit mbrojtës.
Klubi nga Suhareka ka bërë zyrtare afrimin e portierit Adnan Golubovic, një emër i njohur për qëndrueshmëri dhe siguri në portë.
29-vjeçar slloven i është bashkuar Ballkanit nga skuadra rumune Dinamo Bukureshti dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij ndërkombëtare, teksa skuadra synon suksese në garat vendore dhe evropiane.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:
Mirësevjen në familjen portokalli, Adnan Golubovic.
FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin më të ri në portë — gardiani me përvojë Adnan Golubovic i bashkohet klubit tonë nga Dinamo Bukureshti.
Me një karrierë të ndërtuar në disa kampionate evropiane dhe paraqitje të sigurta mes shtyllave, Golubovic vjen për të forcuar edhe më shumë repartin tonë mbrojtës, duke sjellë siguri, përkushtim dhe profesionalizëm.
Objektivi ynë është i qartë: të synojmë më lart, së bashku.
Mirë se erdhe në qytetin e kampionëve, Adnan.


