Sporti

Zyrtare: Ballkani bën një “goditje” të madhe në merkato, transferon Argjend Malajn

08/31/2021 19:06
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e Argjend Malajt.

Klubi ka njoftuar për transferimin e tij para pak minutave, shkruan GazetaBlic Sport.

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malaj ka luajtur me Feronikelin dy sezonet e fundit, por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.