Bad News Eagles po bëhet me trajner të ri pas largimit të Klesti Kolës.
“Devilwalk” do jetë pasardhësi i “stikle” i cili u largua nga posti pak kohë më parë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Devilwalk” njihet si një lojtar që më parë ka fituar edhe Majorin e CSGO.
It’s official, Major winning player & coach @DevilwalkCSGOD joins Bad News Eagles!#bNE? pic.twitter.com/56lG36pphq
— BAD NEWS EAGLES (@_badnewseagles) January 20, 2023
Devilwalk dihet gjithashtu se ka marrëdhënie të mira me menaxherin aktual të përgjithshëm të Bad News Eagles, James Banks, i cili mori përsipër disa nga detyrat pas largimit të stikle-. Besohet se ky faktor do të lejojë që Devilwalk të bashkohet me projektin Bad News Eagles.


