Sporti

Zyrtare: Atletico Madrid firmos me mesfushorin e Borussia Dortmund

07/06/2022 18:08
nga:Mergim Rreci

Atletico Madrid ka firmosur me Alex Witsel, ndërsa pak minuta më parë ka zyrtarizuar afrimin e belgut.

Në një postim në rrjetet sociale klubi spanjoll bën me dije se 33-vjeçari ka firmosur për një sezon me “colchoneros”.

Mesfushori largohet nga gjermanët pas 4 sezonesh, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë për Witsel në Spanjë.

Në sezonin që u mbyll me Borussia Dortmund, mesfushori numëron 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi dy gola.