Komiteti Internacional Olimpik ka pranuar ofertë nga Pfizer për t’i vaksinuar atletët dhe stafin para Lojërave Olimpike Tokio 2021.
Vaksinat do jenë të gatshëm për çdo shtet që do jetë i pranishëm në Komitetin Olimpik.
Presidenti i Komitetit Internacional Olimpik, Thomas Bach gjithashtu ka konfirmuar donacionin e vaksinave nga Pfizer.
“Ky donacion i vaksinave është tjetër ndihmë për të bërë të funksionojnë Lojërat Olimpike Tokio dhe që jenë të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit”.
“Jemi duke ftuar atletët për Lojërat Olimpike që të pranojnë vaksinën kur dhe ku të jetë e mundur”, tha ai.
Kjo nënkupton, që edhe atletët e Komiteti Olimpik të Kosovës do vaksinohen para Lojërave Olimpike./Lajmi.net/


