Sporti

Zyrtare: Astrit Berisha rinovon me Prishtinën e Re

07/06/2025 19:16
nga:Lorik J

Sulmuesi kosovar, Astrit Berisha ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e sapo promovuar në Superligë, Prishtina e Re.

Berisha ishte më meritori për inkuadrimin në Superligë, pasi realizoi 27 gola dhe 10 asistime në Ligën e Parë edicionin e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi njoftoi për rinovimin e kontratës së Berishës me një postim në rrjetin social, Facebook.

Ja njoftimi:

“Astrit Berisha vazhdon me KF Prishtina e Re!

KF Prishtina e Re njofton me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me Astrit Berishën, sulmuesin 28-vjeçar i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me fanellën bardhekaltër.

Me 27 gola dhe 10 asistime, Astriti udhëheqi skuadrën drejt një sezoni të jashtëzakonshëm që kulmoi me promovimin në Superligën e Kosovës.

Instinkti i tij për gol, qetësia në momente vendimtare dhe lidershipi në fushë e bëjnë Berishën një nga profilet më të rëndësishme në vazhdimësinë e projektit tonë.

Bomberi ynë është gati për Superligë”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport