Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Lucas Digne nga Everton.
Reprezentuesi francez, i cili ka përfaqësuar klube elitare të futbollit evropian si Paris Saint-Germain, Roma dhe Barcelona, bëhet transferimi i dytë i afatit kalimtar të janarit tek skaudra e Gerrard, transmeton GazetaBlic Sport.
Digne, 28 vjeç, ka fituar titujt si në Francë ashtu edhe në Spanjë, duke përfaqësuar vendin e tij si në finalet e Kupës së Botës ashtu edhe në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport/


