Sporti

Zyrtare: Asensio largohet përfundimisht nga Real Madrid

06/03/2023 13:50
nga:Mergim Rreci

Real Madridi konfirmoi këtë të shtunë, pak momente pas konferencës së trajnerit Carlo Ancelotti, largimin e Marcos Asensio.

Lojtari ishte në fund të kontratës së tij dhe nuk arriti marrëveshje për rinovimin e kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.

Asensio, 27 vjeç, fitoi tre Champions League me Meringues.

“Real Madridi dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë për Marco Asensio, një lojtar që mbrojti emblemën tonë për shtatë sezone. Ai mbërriti në Real Madrid në moshën 20-vjeçare dhe arriti të hyjë në historinë e klubit tonë si pjesë e një skuadre që ka shijuar një nga periudhat më të suksesshme.

Marco Asensio fitoi 17 tituj me Real Madridin: 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa Botërore për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Nuk do ta harrojmë kurrë karrierën dhe sjelljen e tij shembullore. Real Madrid është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në një deklaratë të klubit këtë të shtunë.

/GazetaBlic Sport/