Sporti

Zyrtare: Arsenal nënshkruan me portierin spanjoll, David Raya

08/15/2023 15:59
nga:E K

Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e portierit, David Raya.

Gunners kanë siguruar shërbimet e spanjollit në formë huazimi nga Brentford për sezonin 2023/24, shkruan GazetaBlic Sport.

“Portieri ndërkombëtar spanjoll David Raya na është bashkuar nga Brentford në një huazim për një sezon. Si pjesë e marrëveshjes, ekziston një mundësi për ta bërë këtë lëvizje të përhershme”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se Arsenali ka paguar tre milionë funte (3.5 milionë euro) për huazim, me mundësi blerje për 27 milionë funte (31.5 milionë euro).