Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar për transferimin e Argjend Bardhit.
Mesfushori 26 vjeçar së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, por që nga stinori i ardhshëm do të luajë për ekipin e Dukagjinit në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“??????? ?????? ? ????????? ??????????
Futbollisti Bardhi edhe zyrtarisht ka përforcuar klubin e Dukagjinit.
Argjendi është transferuar në Klinë nga klubi i Feronikelit, ndërkohë më parë është aktivizuar edhe te klubi i Drenicës. Bardhi luan në pozitën e mesfushorit qendror.
I lindur më 28 prill 1995, njëzetegjashtëvjeçari karrierën si futbollist e filloi në shkollën e futbollit KURDA.
Ne Argjendit i urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin tonë”, shkruhet në njoftim të Dukagjinit.
/GazetaBlic Sport/


