Ardit Tahiri është rikthyer nga Shqipëria dhe karrierën do ta vazhdojë në futbollin kosovar.
Sulmuesi 21-vjeçar është transferuar te skuadra e Llapit, transmeton GazetaBlic Sport.
Sezonin e kaluar Tahiri ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Dinamo City, por që nuk la shumë gjurmë me paraqitjet e tij.
Ai ka përvojë në të kaluarën në futbollin kosovar, pasi ishte pjesë e skuadrave si; 2 Korriku, Besa dhe Drita.