Sporti

Zyrtare: Ardian Muja vazhdon kontratën me Prishtinën

05/28/2025 13:11
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina ka vazhduar kontratën me një futbollist tjetër shumë të rëndësishëm.

Ardian Muja, ka zgjatur kontratën, duke konfirmuar përkushtimin e tij ndaj ekipit edhe për dy sezone në vijim, transmeton GazetaBlic Sport.

“Me shpirtin luftarak dhe kontribut të vazhdueshëm në fushë, Muja është një nga shtyllat kryesore të skuadrës”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga kryeqyteti.