Sporti

Zyrtare: Ardian Limani largohet nga Drita

05/31/2023 16:01
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka njoftuar largimin e kapitenit, Ardian Limani.

Mbrojtësi dhe kapiteni i Dritës pas një takimi me drejtuesit e klubit ka vendosur që të largohet nga ekipi “Intelektual”, shkruan GazetaBlic Sport.

Limani kishte 304 paraqitje me klubin e Dritës dhe pas një kohe të gjatë largohet nga klubi kosovar.

Ja njoftimi:

:Faleminderit 304 herë KAPITEN
Ju njoftojm që pas një takimi në mes të drejtuesve të klubit dhe kapitenit tonë Ardian Limani, jemi dakorduar që ti ndajmë rrugët e bashkëpunimit.
Ishte kërkesa e kapitenit që nëse klubi gjen mirkuptim, ta lëm të lire në menyrë që tu krijohet hapsirë lojtarëve tjerë dhe klubi e ka respektuar vendimin e tij.
Lamtumira më e ngrohët ju dha kapitenit më të trofeshëm në histori te klubit dhe me më së shumti paraqitje në klubin DRITA, me gjithsej 304 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Paq fat KAPITEN”, shkruan FC Drita.

/GazetaBlic Sport