Arda Turan është emëruar zyrtarisht trajner kryesor i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk.
Turan kohët e fundit la postin e tij si trajner i Eyupspor, i cili luan në divizionin e dytë turk.
Turan luajti për Atletico Madrid për gjashtë vjet përpara se të luante për Barcelonën, e të kthehej në Turqi.
Trajneri turk do të punojë për rikthimin e Shakhtar në krye të Premier League ukrainase pas disa vitesh vështirësish.
Këtë sezon, Shakhtar përfundoi i treti në ligë pas Dynamo Kyiv dhe Oleksandriya.
/GazetaBlic Sport


