Sporti

Zyrtare: Arda Guler rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

11/18/2026 11:48
nga:L J

Talenti i madh turk, Arda Güler, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për shumë vite të tjera, pasi klubi mbretëror ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me të deri në vitin 2032.

Ylli i ri i “Los Blancos” ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me gjigantin spanjoll, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit nga “Santiago Bernabéu”.

Nën drejtimin e trajnerit José Mourinho, i cili i ka dhënë besim dhe hapësira të rëndësishme në ekip, Guler po tregon rritje të vazhdueshme dhe paraqitje gjithnjë e më bindëse me fanellën madrilene.