Sporti

Zyrtare: Arbnor Ramadani largohet nga KF Llapi

07/25/2022 21:50
nga:L J

Skuadra e Llapit ka mbetur pa shërbimet e Arbnor Ramadanit.

Mesfushori i talentuar kosovar ka njoftuar para pak çastesh se më në nuk do të jetë pjesë e ekipit llapjan, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e tij:

“Faleminderit familja Llapjane,
Çdo fillim e ka fundin e vet, sikurse rrugëtimi im te Klubi Futbollistik “Llapi”.
Pas katër viteve të mrekullueshme te Llapi, sot ishte dita ime e fundit në këtë klub dhe qytet të mrekullueshëm.
Nuk kam se si mos t’i falenderoj trajnerin Tahir Batatinën, për besimin dhe rrespektin e jashtëzakonshëm, presidentin Beqir Batatina, si dhe gjithashtu Amrush dhe Bejtush Batatinën për gjithçka që më ofruan dhe më bënë të ndihem sikurse në shtëpinë time.
Faleminderit bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe gjithë stafit të klubit.
Nuk kam se si mos t’i falenderoj tifozët dhe gjithë qytetarët llapjan për rrespektin e dhuruar ndaj meje.
Faleminderit dhe mirëupafshim “Legjenda”, shkruan Ramadani në Facebook.

/GazetaBlic Sport