Sporti

Zyrtare: Angel Di Maria rikthehet tek Rosario Central

07/07/2025 20:51
nga:Lorik J

18 vjet më vonë, Angel di Maria është rikthyer në shtëpi! Kjo u bë zyrtare pasi klubi i qytetit të lindjes së anësorit, Rosario Central, që e  prezantoi atë si një nënshkrim të ri.

Di Maria kthehet në Rosario Central, për të cilin luajti për herë të fundit në vitin 2007.

Di Maria luajti për Benficën, Real Madridin, Manchester Unitedin, PSG-në dhe Juventusin, me të cilët fitoi 29 trofe të mëdhenj, dhe me Argjentinën u bë kampion bote, duke fituar dy herë të tjera Copa America dhe një herë trofeun Finalissima.

Ja pamjet e prezantimit: