Sporti

Zyrtare: Angel Di Maria njofton se do të pensionohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022

05/31/2022 10:49
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi Angel Di Maria, 34 vjeç, ka konfirmuar se do të largohet nga kombëtarja e Argjentinës pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës Katar-2022.

“Pas këtij Botërori do të jetë koha. Ka shumë djem të talentuar në nivel me kombëtare të cilët po përmirësohen çdo ditë”, ka thënë Di Maria, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ata do të tregojnë së shpejti se janë në nivelin e duhur”, vazhdoi ai.

Di Maria ka 121 paraqitje dhe ka shënuar 24 gola me fanellën, me theksin se golin e vetëm e shënoi në finalen e Copa America, kundër Brazilit, (1-0), në korrikun e vitit të kaluar, gjë që i dha kombëtares së Argjentinës, një titull i madh në 28 vjet.

/GazetaBlic Sport/