Sporti

Zyrtare: Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A

05/04/2023 22:37
nga:Lorik J

Skuadra e Napolit edhe zyrtarisht është kampion i Serie A, pas barazimit të marrë sot në udhëtim ndaj Udineses.

Napoli mori një barazim sot në udhëtim ndaj Udineses me rezultatin 1-1, me ç’rast iu mjaftoi për t’u shpallur kampion të Italisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Udinese kaloi në avantazh me golin e Lovric, por Osimhen barazoi gjithçka në pjesën e dytë.

Klubi i Napolit u bë kampion i Italisë pas 33 vitesh dhe kthen titullin në qytetin e tyre për herë të parë që nga koha e Maradonas.

Pjesë e historisë së Napolit është edhe futbollisti kosovar nga Prishtina, Amir Rrahmani.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ishte lojtar standard në ekipin e Napolit sivjet, ku luajti rol të madh që skuadra e tij të fitojë titullin, falë paraqitjeve të mira edhe nga ana e tij.

/GazetaBlic Sport