Sporti

Zyrtare: Almir Kryeziu transferohet tek Drita

07/10/2021 21:08
nga:Mergim Rreci

Drita ka zyrtarizuar afrimin e Almir Kryeziut.

Marrëveshja është arritur sot, kurse zyrtarizimi u bë para pak minutave, përcjell GazetaBlic Sport.

Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhëshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurencën në ekip.

Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhërat e trenerit Nuhiu.