Sporti

ZYRTARE: Alexander Arnold nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

07/30/2021 18:12
nga:E K

Trent Alexander-Arnold ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin.

22 vjeçari i cili është produkt i akademisë së klubit anglez ka nënshkruar kontratë të re sot me ‘The Reds’, shkruan GazetaBlic Sport.

Arnold ka nënshkruar kontratë që do e mbajë atë në Anfield deri në vitin 2025.

Pas nënshkrimit të kontratës së re, Arnold ka folur për LFCTV.

Ai tha se po jeton ëndrrën çdo ditë pasi po e përfaqëson klubin e qytetit në të cilin është rritur.

“Unë e jetoj ëndrrën çdo ditë me të vërtetë. Të jesh në gjendje të përfaqësosh klubin dhe të jesh brenda dhe rreth emrave dhe lojtarëve, dhe padyshim menaxherëve dhe stafit, që janë të klasit botëror çdo ditë është një privilegj për mua dhe unë jam shumë me fat që jam në pozicionin që jam “, tha mbrojtësi anglez.

/GazetaBlic Sport/