Sporti

Zyrtare: Albion Kurtaj transferohet tek Prishtina

06/15/2023 16:21
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka arritur trasferimin e futbollistit të Llapit, Albion Kurtaj.

Sulmuesi Kurtaj ka arritur sot marrëveshje me ekipin e Prishtinës, me ç’rast edhe u zyrtarizua tek klubi kryeqytetas, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“Mirë se vjen Albion Kurtaj

Sulmuesi i krahut, Albion Kurtaj, 24 vjeç, i lindur më 02.11.1998 në Kaçanik, ish-futbollisti i Lepencit, Ulpianës, Ferizajit dhe së fundi i Llapit, ka pranuar ofertën dyvjeçare nga klubi ynë. Kurtaj, në edicionin e fundit ka zhvilluar 26 ndeshje, jo të gjitha si titullar, duke realizuar dy gola dhe tre asistime.

“Dihet që ëndrra e çdo lojtari është të luaj për skuadrën e Prishtinës, sepse Prishtina është klub me trofe të shumtë dhe gjithmonë garon për pozitat e para në klasifikim. Është sfidë e jashtëzakonshme për mua të jem pjesë e Prishtinës duke besuar se do të korrim suksese së bashku”, shkruan FC Prishtina.

/GazetaBlic Sport