Sporti

Zyrtare: Albin Krasniqi transferohet tek Kolos, i bashkohet Ilir Krasniqit

07/04/2025 19:04
nga:Mergim Rreci

Albin Krasniqi është bërë zyrtarisht me skuadër të re.

Kolos ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv nga Kosova, transmeton GazetaBlic Sport.

Albini do t’i bashkohet një Krasniqi tjetër të kjo skuadër, Ilirit.

Klubi Kolos ka shprehur kënaqësinë për këtë përforcim të ri, duke i uruar mirëseardhje futbollistit: “Mirë se erdhe, Albin! Jemi të lumtur që je pjesë e jona!”.