Sporti

Zyrtare: Alban Dragusha është trajner i ri i Vushtrrisë

06/17/2022 12:12
nga:Mergim Rreci

Alban Dragusha është trajner i ri i skuadrës së Vushtrrisë. 

Dragusha e ka pranuar sot pozitën, duke e pasuar ish trajnerin e kësaj skuadre, Samuel Nikajn, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte zëvëndës i Ardian Nuhiut për disa edicione tek Drita, por tashmë do ta provojë vetën në pozitën e të parit tek skuadra që garon në Ligën e Parë.