Sporti

Zyrtare: Alban Bushi vazhdon kontratën me Shqipërinë U21

01/10/2025 11:24
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Marrëveshja e re do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2026.

Alban Bushi, i cili drejton Kombëtaren U-21 që prej vitit 2016, ka udhëhequr ekipin në disa edicione kualifikuese për Kampionatet Europiane.

Ai dhe stafi i tij do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme kualifikuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më pozitive.

Kombëtarja U-21 vazhdon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për përgatitjen e tyre për ekipin e parë Kombëtar.

Rinovimi i kontratës me trajnerin Alban Bushi synon të sigurojë vazhdimësinë e këtij procesi.