Sporti

Zyrtare: Agim Zeka largohet nga Prishtina

06/29/2022 16:04
nga:Lorik J

Agim Zeka është larguar nga klubi i Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Agim Zekën pas vetëm gjashtë muajsh, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është njoftimi i klubit:

“???????????? ???? ????!
Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë.
Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç’rast e ka shënuar edhe një gol.
Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.
Zeka më pas ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri), FC Drita, para se të transferohet te Prishtina.
FC Prishtina e falënderon 23-vjeçarin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan FC Prishtina në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport