Partizani ka zyrtarizuar angazhimin e Agim Ibraimit në rolin e drejtorit sportiv.
37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv, transmeton GazetaBlic Sport.
Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.
Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Ibrahimi ka vijuar të jetë i angazhuar në futboll edhe në role drejtuese. Më herët, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te KF Tirana, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme në menaxhimin sportiv dhe ndërtimin e skuadrës.
/GazetaBlic Sport/


