Lajme

ZYRTARE: Agim Bahtiri kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës

08/14/2021 17:22
nga:Gazeta Blic

Agim Bahtiri edhe zyrtarisht do të jetë kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

Në këto momente sapo k përfunduar numërimi i votave të Këshillit të Qendrës së VV-së në Mitrovicë, dhe Agim Bahtiri ka marrë shumicën e votave, duke u nominuar kështu kandidati për kryetar komune.

”Sapo ka përfunduar numërimi i votave. Bahtiri ka marrë shumicën e votave nga Këshilli i Qendrës dhe kështu nominohet kandidat për kryetar të Mitrovicës”, tha një burim për Gazeta Blic.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit të Qendrës ka filluar nga ora15:00.

Sot është miratuar edhe Lista me kandidatët për Asamble, ku nga 38 kandidatë VV do t’i ketë 30, Lista Guxo 7 dhe 1 Alternativa.

Lista “Guxo” me 7 kandidatë në Listën e Vetëvendosjes për asamble në Mitrovicë

Gazeta Blic sot ka raportuar se pritet zyrtarimi i Bahtirit për kryetar nga VV.

Agim Bahtiri e “fiton” betejën: Do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës