FC Prishtina ka njoftuar edhe zyrtarisht rikthimin e Afrim Tovërlanit.
Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit.
/GazetaBlic Sport/


