Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se sulmuesi i tyre, Sunday Adetunji është shitur në ekipin e Al Hilal në Sudan.
Adetunji ishte një prej lojtarëve më të mirë të ekipit në vitet e fundit, teksa largimi i tij tashmë është zyrtarizuar nga vet klubi nga Suhareka, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i Ballkanit:
“Arrijmë marrëveshje me Al Hilal nga Sudani për shitjen e Adetunjit!
Sulmuesi ynë nigerian Sunday Adetunji mbyll kapitullin e tij te FC Ballkani, duke u transferuar te klubi sudanez Al Hilal.
Gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë, Adetunji dha kontribut të rëndësishëm, për çka e falënderojmë dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e re në karrierë”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


